E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ Ndroq, të shtëna me armë zjarri raportohet për një viktimë
Uncategorized

Emri/ Ndroq, të shtëna me armë zjarri raportohet për një viktimë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Ndroq të Tiranës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ndroq, afër lokal “Kështjellës”, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Êshtë ekzekutuar me armë shtetasi Alfred Dedja.

Policia bën me dije se autori i krimit është identifikuar, ndërkohë që po vijo puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.