E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në mënyrë indirekte Sharon Stone ka “sulmuar” Kim Kardashian
Bota

Në mënyrë indirekte Sharon Stone ka “sulmuar” Kim Kardashian

Lajmi i Kim Kardashian për t’iu bashkuar sezonit të ardhshëm të “American Horror Story” shkaktoi mjaft bujë në botën e aktrimit, ku shumë veta pyesin pse një personazh televiziv me pak përvojë në aktrim iu besua një rol kaq i rëndësishëm.

Edhe pse nuk ka detaje për rolin e 42-vjeçares, disa personazhe të njohur kanë dashur të bëhen pjesë e kastit. Aktorja, Sharon Stone kritikoi gjithashtu Kardashian, duke theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin që duhet për tu bërë aktore.

‘Mund të mos jetë njësoj si puna e mjekut, por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne kemi studiuar dhe kemi punuar shumë’– shkroi ajo në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, ishte vetë ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila publikoi në platformat e saj sociale edhe trailerin e serialit. Ajo ka provuar të aktrojë më herët teksa ka qënë pjesmarrëse në disa videoklipe muzikore të disa artistëve të ndryshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.