E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në spital pas konsumimit të specit më djegës në botë
Bota

Në spital pas konsumimit të specit më djegës në botë

Një nga pjesëmarrësit e Festivalit të specave më djegës të botës, të zhvilluar në Nju Jork, përfundoi në spital pasi përjetoi gjatë ditëve në vazhdim “dhimbje të tmerrshme koke”.

Ai kishte ngrënë atë që njihet si speci më djegës i botës, të mbiquajturin “Carolina Reaper”.

Rasti i 34-vjeçarit përbën të parën herë, që shqetësime të tilla lidhen me konsumin e specit hibrid.

Mjekët që e shqyrtuan thonë tani se personat, të cilët pasi hanë spec djegës ndiejnë dhimbje të menjëhershme e të forta koke, duhet të kërkojnë sa më shpejt trajtim mjekësor.

Dhimbje të tilla të rrufeshme shkaktohen nga shtrëngimi i menjëhershëm i enëve të gjakut në tru, një gjendje kjo e njohur si “sindroma e vazokonstriksionit cerebral të kthyeshëm”.

Fill pas konkursit, burri pati gulçime të forta, e gjatë ditëve që pasuan nisën dhimbjet e skajshme në qafë, e më pas në kokë. Kontrolli me skaner tregoi se disa arterie të trurit ishin ngushtuar ndjeshëm dhe vetëm 5 javë më vonë, ato u rikthyen në gjendjen e mëparshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.