Në Top ‘non-grata’, Arbana kujton Tanin: Gjithmonë mirënjohëse!
Themeluesi i Top Media, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik disa vite më parë, do të mbushte sot 57 vjeç. Data 16 tetor ka marrë një rëndësi të veçantë dhe festohet çdo vit me emocion dhe respekt në ambientet e Top Channel, ku kujtimi i tij mbahet gjithmonë gjallë.
Gjatë kësaj dite, urime, mesazhe dhe homazhe vijnë nga të gjithë ata personazhe dhe bashkëpunëtorë që e kanë njohur ngushtë dhe kanë punuar pranë tij, duke përkujtuar kontributin e tij të çmuar në botën e medias shqiptare.
Edhe pse Arbana Osmani është larguar nga Top Channel prej më shumë se dy vitesh, ajo nuk ka munguar të tregojë respektin e saj për themeluesin e medias. Përmes një InstaStory, Arbana shpërndau një postim zyrtar të Top Channel dhe shprehu falënderimet e saj duke shkruar: “Përgjithmonë mirënjohëse.” Kjo fjalë pasqyron lidhjen e fortë dhe vlerësimin që ajo ka për Tanin, duke treguar se ndikimi i tij vazhdon të jetojë edhe përtej kohës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



