E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme…
Sot

Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme…

Dje ishte 80 vjetori I largimit nga jeta e vullkanit të poezisë, Migjeni! Askush nuk u kujtua. Jo Ministria e Antikultures. Jo media, jo, jo…. profesor Perparim Kabo, I kushtonte sot nje poezi. Si gjithmon? i vëmëndëshëm dhe I ndjeshem për kulturës dhe artin e harruar dhe shperfillur nga injoranca shteterore dhe oligarkëve të krimit.

Ai që na kujton është vetë Migjeni, me poezinë tij, “Nën flamujt e një melankolie” e cila vazhdon dhe sot, në mos më rënde, se nuk kemi më Migjen.

Nën Flamujt e melankolisë

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.