E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Negociatat/ Parlamenti bullgar miraton propozimin e Francës për heqjen e vetos
Lajme

Negociatat/ Parlamenti bullgar miraton propozimin e Francës për heqjen e vetos

Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE.

Lajmin e konfirmojnë mediat bullgare që raportojnë se deputetët miratuan propozimin francez me 170 vota pro. 37 votuan kundër dhe 21 abstenuan.

Çështja u vendos si pika e parë e rendit të ditës së Kuvendit, në mbledhjen e kësaj të Premteje.

“Ky është hapi i parë drejt marrjes së dritës jeshile për heqjen e vetos dhe fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Tashmë propozimi duhet të pranohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do ta dërgojë në Bruksel”, sqaron media bullgare “NOVA”.

1

Ndërkohë, samiti i radhës i BE-së pritet të mbahet në Dhjetor.

Gjatë konferencës së djeshme në Bruskel pas mbledhjes së samitit të BE-së, kryeministri Edi Rama fajësoi veton bullgare për mos hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që po trajtohet nga BE si një çështje e vetme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.