Nena Terezë po të kujtojmë plot hipokrizi dhe sa për sy e faqe.!
Naim Noka
Sot, në 5 shtator, kremtojmë Shenjtërimin e Nënë Terezës.
Por sot ne shqiptarët e Nënë Terezës jemi më të vjedhur si kurrë më parë e më të përçmuar… Pa shtet ligjor dhe e ardhmja jonë varet nga instiktet e sulltanatit që e ka bërë lesh e li një popull.
Jemi më të dëbuar se asnjëherë tjetër nga atdheu ynë! Jemi më të nëpërkëmbur dhe pa të ardhme. Kemi vënê emrin “Nënë Tereza” aeroportit në Rinas , nga aty po ikën armata më e madhe e të pashpresëve.
I kemi vënë emrin e Nënë Terezës Spitalit, por mjekë e infermjerët nga ky spital na i ka përlarë gjermani. I kemi vënë emrin tënd sheshit, por aty po bëjmë rrush e kumbulla edhe ato pak taksa që grumbullojnë. Nëna Terezë, ka kohë që të pasurit i ndajnë paratë me politikanët duke i rrjepë në bashkëpunim edhe kockat dhe lëkurën që i ka mbetur Shqipërisë, ndaj ne duhet të turpërohemi sot e gjithë ditën në gjendjen koma ku ka rënë Shqipëria. Ne duhet të turpërohemi sot tek bëjmë pushim zyrtar në emër të veprës së Nënë Terezës. Thjesht e qartë Nëna Terezë: Ne bijt dhe pasardhësit e tu nuk kemi shpresë dhe nuk po bëjmë asgjë, asnjë ditë që të bëjmë gjërat më të vogla, për atdheun dhe njerëzit! Dashuria është zhdukur! Vendin e saj e ka zënë, babëzia, urrejtja dhe etja për pasuri e pushtet. Edhe kanaçe nuk ka për të varfërit. Kryeministri me një shpurë oligarkësh kanë luksin të bëjnë çfarë duan, me ekonominë, naftën, ujin, dritat, detet, malet dhe qiellin. Kanë në dorë drejtësinë, informimin, dhe plehrat që i paguajmë miliona euro.
Nëna Terezë, këta të paudhë që kanë fatet tona as që kanë ndërmend të luftojmë shpresën e vrarë dhe varfërinë në rritje të shqiptarëve. Nuk turpërohen edhe pse janë shkaktarët dhe përgjegjësit për këtë gjendje skandaloze që e kanë katandisur atdheun. Të gjithë pa përjashtim kjo klasë politike me në krye sullatanatin rilindas që po mbretëron me gjithë fuqinë mbi vatrat tona.
Shën Tereza na fal por ne të gjithë nuk po mundemi të bëjmë gjëra të vogla., bazike si kombet dhe popujt e qytetëruar, të jetojmë e punojmē në prosperitet në këtë vend kaq të bukur.
Ne të gjithë nuk po mundemi të bëjmë gjëra të vogla të zotërojmë veten dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Gjërat e vogla dhe të mëdha pa dashuri këtu i ka Sulltani, SPAKU, Oligarku, nëpunësi, polici, ambasadori, patronazhisti, dhe argatët e medias. Sot zyrtarisht Nena Terezë ne të kujtojmë plot hipokrizi dhe sa për sy e faqe.! Ndaj lutu për fatin tonë të trishtë Shën Terezë….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



