Nëndetësja ruse “Belograd” përfundon testet e hedhjes së silurit “Poseidon”
Lajmin e ka bërë të ditur për TASS një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
“Nëndetëse Belgorod ka përfunduar një seri testesh të hedhjes së Poseidon,” tha burimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas burimit, “qëllimi për të testimin e sistemit të lëshimit Poseidon është arritur”.
“Testet e hedhjes së Poseidon u kryen për të parë performancën e nëndetëses në thellësi të ndryshme pas nisjes,” vuri në dukje burimi.
TASS nuk ka ende një konfirmim zyrtar të këtij informacioni.
Në qershor 2022, TASS raportoi, duke cituar një burim në industrinë e ndërtimit të anijeve, se nëndetësja Belgorod iu nënshtrua disa provave në Detin Barents.
Kujtojmë se Belgorod u lançua në 23 Prill 2019 në kantierin e anijeve Sevmash, një degë e Korporatës së Ndërtimit të Anijeve të Bashkuara. Ajo u porosit në Marinën ruse më 8 korrik 2022.
Kujtojmë se Poseidon është një ndër armët më të fuqishmë bërthamore të Rusisë, që sipas raporteve shtetërore ruse, mund të shkaktojë një tsunam bërthamor dhe të zhdukë një vend me madhësi mesatare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



