E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënshkruhet protokolli i pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
Bota

Nënshkruhet protokolli i pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Stoltenberg në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me ministrin Nikolla Dimitrov, duke thënë se ky është një akt historik.

“Me kurajon e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më të madh. Kemi pritur të bashkëngjiteni në familjen tonë me padurim. Nënshkrimi i protokollit nënkupton fillimin e ratifikimit të procesit për anëtarësim”.

“Pas nënshkrimit të protokollit presim që të vazhdoni me reformat dhe punën tuaj. Prej sot, përfaqësuesit tuaj do të marrin pjesë në takimet e NATO-s. Të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s do t’ju mundësojë të keni stabilitet dhe siguri”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se ndjehet i emocionuar që gjendet në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të NATO-s. Ai tha për Maqedoninë anëtarësimi në NATO është përmbushje e premtimit të gjeneratave të mëhershme.

“Me anëtarësimin në familjen euroatlantike, ne përmbushim premtimin e prindërve tonë se qëllimi jonë kryesor është anëtarësimi në NATO. Marrëveshja erdhi nga përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Gjithashtu dua të përmend lidershipin e kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili na inkurajoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë”.

“Për ne NATO është familje që ka siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ky udhëtim na ka bërë neve më të pjekur dhe kemi dëshmuar se mund të marrim përgjegjësitë tona si dhe të zgjidhim problemet. Udhëtimi nuk ka përfunduar dhe ne nuk do të ecim vetë, do të kemi 29 aleatë tjerë”, tha Dimitrov.

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.