Nevoja për naftë zbut Joe Biden me Mohammed bin Salman
Biden është në Arabinë Saudite për të rindërtuar një urëlidhëse midis marrëdhënieve që ai vet i shkëputi megjithëse në të shkuarën kishte premtuar se vendi ishte i padëshiruar për të, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.Vizita e zotit Biden është kritikuar si konfirmim i qeverisë saudite, edhe pas vrasjes së gazetarit disident saudit Khashoggi me bazë në SHBA në tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.
Biden tha se princi i kurorës pretendoi se ai “nuk ishte personalisht përgjegjës” për vdekjen, raportoi Associated Press. “Unë i thashë se mendoja se ai ishte,” tha presidenti. E fejuara e gazetarit të vrarë reagoi ashpër kundrejt kësaj. Por duke mbrojtur veprimet e zotit Biden, kongresmeni demokrat Brad Sherman i tha BBC-së se Arabia Saudite rritja e furnizimit të saj me naftë në treg do të shpëtonte jetë, madje e injoroi reagimin e ashpër të fejuarës të gazetarit të vrarë duke thënë;
”Çmimi i naftës do të thotë që njerëzit vdesin në vendet e varfra. Rrit çmimin e ushqimit dhe plehrave dhe do të thotë se njerëzit vdesin me qindra mijëra, jo vetëm nga uria, por edhe nga sëmundja që priren të marrin të kequshqyerit,K
ështu që është shumë e lehtë që zonja Khashoggi [Hatice Cengiz] të thotë ‘mos u shqetësoni për ata qindra mijëra njerëz që do të vdesin, hakmerreni të fejuarin tim’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



