E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Gjorg Kodra: Ilva Tare e gjen të keqen e medias te Trump dhe jo te Rama!
Sot

Nga Gjorg Kodra: Ilva Tare e gjen të keqen e medias te Trump dhe jo te Rama!

Koment mbi fjalimin e Ilva Tares në Konferencën e BE për lirinë e medias!

“Politikanët në këtë vend duhet të pushojnë së përdoruri marrëdhënie kompromentuese me pronarët e mediave, dhe të fillojnë të kenë një marrëdhënie të kthjellët me gazetarët.”

Keshtu shprehet diku ne kete artikull gazetarja Ilva Tare. Pra raportin e drejte mes politikes dhe gazetareve e le ne dore te vullnetit te plote te politikaneve qe per sa u takon e per sa ka treguar historia e kesaj marredhenje as qe kane ndermend ta bejne nje gje te tille. Perkundrazi, legjislature pas legjislature, mandat pas mandati, zgjedhje pas zgjedhjesh raporti politike media eshte bere per here e me i ngushte, pronare tv-sh qe regjistrojne nr e Kryeministrit ne rubrike telefonike me lloj e soj pseodonimesh, kush me perkedheli e kush me sens talles.

E frymezuar siduket nga dita europiane e medias, Ilva ne kete artikull gjysem nostalgjik rendit 10 rreziqet me te cilat perballet media shqiptare sot. Per habine time, sipas saj, asnje nga keto rreziqe nuk e ka emrin Edi Rama i cili vetem dje pas fjalimit ne konferencen per nder te medias, u qortua nga nje gazetar i huaj per gjuhen e rrezikshme e cila mund te prodhoje viktima ne rradhet e kolegeve te tij ne mbare boten. Madje per Taren eshte me e lehte qe rrezikun e gjuhes se pakujdeshme ta ilustroje me shembuj nga Presidenti Trump e jo me nje nga rastet e pafundeme te Kryeministrit te saj, viktime e te ciles jo pak here ka qene dhe ajo vete.

Po sipas Ilves, rezik me te madh per te verteten perben nr i madh i portaleve online, mungesa e profesionalizmit te lajmit ne to sesa koncesionet e perfituaranga pothuajse nga cdo “tycon” mediatik ne vend, duke filluar pse jo nga punedhenesi i saj. Duke cituar dike te mencur e tashme te vdekur sic behet ne cdo rast kur duhet perforcuar mendimi, Ilva shkruan se media si pushtet i katert duhet te rikthehet ne bazat me tradicionale te vlerave te saj. Si gjithmone ne keto raste kur dime se cfare nuk shkon por nuk duam ose nuk dime ti japim zgjidhje, kenaqemi vetem duke dhene mend.

Ilva nuk thote dot se botuesit e pronaret, si aktore te ketij pushteti te katert duhet ti nenshtrohem rregullave per parandalimin e konfliktit te interesit dhe trafikut te influences, si cdo aktor i cdo pushteti tjeter. Nqs nje minister, deputet apo gjykates nuk mund te perfitoje ne asnje rast nga fondet apo pasuria publike, pse duhet ti shpetoje ketij rregulli fjala vjen Vilma, Sandri, Ylli apo Mane? Pse duhet te humb mandatin Koço dhe jo licenzen nje pronar apo botues kur perfiton licenza minerare, parkime publike, hece? Keto si zgjidhen Ilva, se portalet online ate pune kane, mbyllen 5 e hapen 6.

Vështirësia për të ndjekur të vërtetën me çdo kusht! https://goo.gl/Pxm68n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.