Ngjela ‘shuplakë’ Bashës: Është idiot ose injorant që u përfshi në protestën e studentëve
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e opozitës në Kuvend për të shpëtuar mandatet.
I ftuar në emisionin ‘Open’, Ngjela u shpreh se përfshirja e opozitës në protestën e studentëve e dëmtoi atë.
Ndër të tjera avokati tha se kreu opozitës, Lulzim Basha, është ose idiot ose injorant që u përfshi në protestë.
Ngjela u ndal edhe tek krijimi organeve të drejtësisë si KLGJ dhe KLP, të cilat sipas tij e frikësojnë opozitën.

Ngjela tha:
Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët. Këtu është akoma karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron me Saliun, janë parimet e Saliut këto. PD ka dashur gjithmonë destabilizim. Nuk kishin cfarë bënin më jashtë sepse nuk ju përgjigj populli. Jo vetëm që nuk e ndaluan dot reformën nga rruga, por u krijua KLGJ dhhe KLP, që i frikësoi. Bojkoti nuk i solli ndonjë vlerë. Nga teprimet që bëjnë, o janë idiotë, o injorantë, sepse në protestat e studentëve kurdoherë nuk ka marrë pjesë kurrë politika. Në asnjë vend, as në komunizëm, as komunistët. Pse do hynin këta te studentët? Vajtën dhe ju bënë dëm studentëve, studentët u treguan më të aftë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



