E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjela:Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë.
Sot

Ngjela:Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë.

Azemi frikacak që s’meritonte zyrë shteti? Ngjela kundër Mustafa Nanos

Pas debatit te hapur se fundi lidhur me figuren e Azem Hajdarit dhe deklaratave te forta te publicistit Mustafa Nano, per te cilin jo vetem nuk eshte hero, por eshte vrare per gjakmarrje, ka reaguar sot edhe avokat Spartak Ngjela.

Sipas tij, “Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë. Kaq mjafton për të hyrë në histori. Gjithë të tjerat pritni t’i mësoni nga historianët”-shkruan ai.

Postimi i Ngjeles

Për Azem Hajdarin

Pse flisni për Azem Hajdarin pa njohur filozofinë e politikës?
Azemi ishte politikan dhe pa ndërprerje deputet i zgjedhur nga populli.
Azem Hajdarin nuk e zgjodhën kongreset në krye të politikës; por mbështetja e madhe që i bënin vazhdimisht shqiptarët.
Ishte i pranuar me një pranim mbarëkombëtar.
Kishte karizmëm të padiskutueshme.
A e dini ju se çfarë është karizma?
Ai është i vetmi lider i viteve 90′ që u krenua me prejardhjen e një njeriu të thjeshte: ” E kam nder që jam biri i një pastrueseje të thjeshtë”, tha, se kishte karizmëm.
Dhe, ajo më kryesorja: Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë.
Kaq mjafton për të hyrë në histori.
Gjithë të tjerat pritni t’i mësoni nga historianët.
E donte populli i vet, se i kthente atë që kuptonte – dashurinë që ai kishte për popullin e vet.
Gjithë të tjerat janë fjalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.