Ngrënësi i karkalecave!
Nga Iva V. Grillo /
Ne krye te “shpikjes” me te fundit kryeministrore, Agjensise se Donacioneve te Huaja, ashtu sic pritej duket se eshte vendosur Zoti Beqja, i cili deri tani ka zene vend ne kujtesen e qytetareve per dy gjera:
Se pari, si nje ish minister shendetesie i cili punoi me nje zell te paperligjur qe elemente te rendesishem te sherbimit shendetesor ti jepte si koncesione e PPP-ra tek privati, pa argumentuar asnjehere si e qysh.
Pasojat e zellit te Beqes dhe shokeve te tij u pane qarte qe heret, por sidomos gjate pandemise… kur personeli shendetesor nuk dinte ku te perplasej per te bere testet e covid sepse edhe laboratoret e vetem te spitalit kryesor kishin kaluar ne duart e privatit…sipas vizionit te Zoti Beqja dhe shokeve te tij.
Se dyti, kujtesen e shqiptareve ne lidhje me ish ministrin e ka shenjuar edhe pasioni i tij per ushqimin, e sidomos karkalecat.
Perseri gjate pandemise, kur qytetareve u kerkohej qe te rrinin ne shtepi e mundesisht te mos nxirrnin as hunden nga dritarja, ish ministri i shendetesise nuk la han pa shkuar e pjate karkalecash pa provuar…
Pjata te shijshme karkalecash e perendime vagelluese iu perplaseshin para syve ne media sociale shqiptareve … nje pjese e te cileve ne ate kohe ose ishin ose te lidhur me bombula me oksigjen… ose ishin duke paguar faturat e kripura te mjekimeve te covidit, per te cilat shteti i ish-ministrit nuk beri pothuajse asgje.
Ne pamje te pare duket se zelli per PPP-ra dhe zelli per te mbushur barkun nuk kane lidhje me njeri tjetrin… Por me pak vemendje nuk eshte e veshtire per te dale ne perfundimin qe “motori” i zellit te madh ne te dyja rastet nuk mund te jete gje tjeter vecse: grykesia.
A do jete Agjensia e Donacioneve te Huaja pjata e radhes se karkalecave per ish ministrin tone dhe shoket e tij?
Te motcmit thonin qe oreksi vjen duke ngrene…
Dhe mesa duket nuk e paskan pasur gabim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



