Ngrohja klimatike/ Shkrirja e akullnajave po ndryshon kufirin Zvicër-Itali
Shkrirja e një akullnajeje në Alpe ka zhvendosur vijën kufitare mes Zvicrës dhe Italisë, të cilat ndajnë një kufi prej 800.2 kilometrash. Vija kufitare në këtë zonë përcaktohet nga një kanal kullues. Por me shkrirjen e akullnajës Theodul, vija është zhvendosur në Rifugio Guide del Cervino, pranë majës Testa Grigia në një lartësi prej 3,480 m dhe gradualisht po lëviz poshtë ndërtesës, duke bërë që disa turistë të pyesin nëse tani ndodhen në Zvicër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



