E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një azilkërkues  shqiptar gjendet i pajetë në Francë, dyshimet
Bota

Një azilkërkues shqiptar gjendet i pajetë në Francë, dyshimet

Një i ri është gjetur i pajetë mëngjesin e sotme në një autostradë në Metz, raportojnë mediat franceze. Sipas “Francebleu.fr”, viktima është një 26-vjeçar shqiptar, azilkërkues.

E njëjta media saktëson se, aksidenti ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.

Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. Të gjitha pistat janë nën verifikimin e hetuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.