E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një parti e tërë organizatë kriminale? 
Sot

Një parti e tërë organizatë kriminale? 

Sonila Meco
  Po si mund të merret përsipër nga zyrtarë publikë, nga njerëz të votuar të akuzojnë një parti të tërë si kriminale?

E para, sado naive e patetike të ngjajë njoh e patjetër njihni si në PS, PD, në LSI e çdo parti njerëz të angazhuar, të papërfolur e profesionistë dhe ata janë PS, PD, LSI siç janë kryerarët a sekretarët e partive të tyre. Edhe ata janë parti, që në demokraci është gjithnjë e gatshme të marrë pushtet, që në rotacion e në mos në mënyrë tjetër do jetë qeveria e ardhshme. Ç’është kjo dalldi për të inkriminuar një parti të tërë?

Reforma në drejtësi e vetë drejtësia do të thotë t’i vësh një emër e mbiemër krimit, kudo ku është, deri brenda partive, parlamentit, qeverisë…
Me akuza kolektive ose krijohet rifuxho për një akuzë personale, ose reagohet në kushte nguti për të fituar kohë deri në justifikimin e radhës.

Andaj ata që sot akuzojnë një parti të tërë si organizatë kriminale le të lejojnë prokuroren e përkohshme zgjedhur me aq pasion vetëm me votat e një partie e nën tymnajë fizike e metaforike të gjejë emrin dhe mbiemrin e krimit, kudo ku është.
Se me logjikën e krimit kolektiv, s’do kish më parti në këtë vend, as polici e as shtet, por vetëm sulltanat e saraje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.