E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një shënim  për romanin e Petrit Palushi “Shtrati 13”
Uncategorized

Një shënim për romanin e Petrit Palushi “Shtrati 13”

Ermir    Nika
 Para pak ditësh mbarova së lexuari romanin “Shtrati 13”, vepër e mikut dhe kolegut tim Petrit Palushi. Jo më kot nuk ngulmova t’i jepesha një leximi të përshpejtuar në ndonjë kënd të fshehur kafeneje apo gjysëm i dremitur mbi kanapenë e shtëpisë, përkundrazi gjykova se këtij leximi duhej t’i kushtoja vëmendjen e duhur, pasi me veprat e botuara deri më tash, Petrit Palushi ka krijuar fPetrit Palushi's Profile Photo, Image may contain: 1 personizionominë e tij krijuese dhe personalitetin origjinal në lëmin e letërsisë bashkëkohore shqipe. Dhe duke i qëndruar ende besnik idesë fillestare mendoj se bëra zgjedhjen e duhur, pasi në ditët e ftohta të mbarimit të një viti kalendarik dhe nisjes së një tjetri gati simetrik me formën e të parit, njeriu nuk di dhe i druhet vullnetit të kundrojë përtej vetvetes, duke mos denjuar t’i dorëzohet shpërfilljes rreth faktit se cfarë orientimi do të duhet të marrë në këtë fillimfund vitesh! Ndoshta jo rastësisht një roman i tillë, i shkruar mjeshtërisht, ndihet mbase si vepra më e arrirë letrare e autorit, të lëkund nga dilemat e përkohëshmërisë duke të krijuar gravitetin e duhur drejt ishullit të paemërt së cilit i përket! Edhe në këto çaste teksa rrekem të formuloj këto radhë, nuk besoj se ende sundohem nga entuziazmi që të pushton në përfundimin e një vepre dinjitoze, por gjykoj se kurba që shenjon e luhat përmasat e një letërsie ka arritur një kulm të merituar. Në shtratin e personazhit kryesor Ulpian Agshtegu, nuk dergjet vetëm individi apo episodi i shtjellur nga një subjekt i caktuar, por aty vigon vet qenia njerëzore në krejt plotërinë e saj. Pikërisht në atë shtrat plandosemi pashmangshmërisht të gjithë ne, njëri pas tjetrit, ashtu si drejt një destini të pashmangshëm, pararendës dhe pasardhës të renditur në një vargëzim të përjetshëm në mote të përkundërt, endur si në një përjetim sonambul përkunden gati pavetëdijshëm, bindur si nën ritmin amorf të një marshi funebër!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.