E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një video KORRUPSIONI në bashkinë KUKËS?
Flash

Një video KORRUPSIONI në bashkinë KUKËS?

Prej kohësh një  portal anonim Gjurma.com  është raportuar për një skandal në Bashkinë Kukës


Portali anonim me  kryeredaktor me emrin Nesti Angoni, Gjurma.com paralajmëron video ekskluzive: Zyrtarë kapen duke marrë para “në emër të kryetarit” Albert Halili

Sipas portalit një video ekskluzive që pritet të publikohet nga Gjurma.com ka ekspozuar një skandal të rëndë korrupsioni në Bashkinë e Kukësit, që rrezikon të trazojë themelet e institucioneve vendore.

Pamjet tregojnë një titullar të bashkisë duke marrë para kesh, duke pohuar se veprojnë në emër të kryetarit të bashkisë, Albert Halili  një akuzë e rëndë që hedh dyshime serioze mbi rolin e vetë kryebashkiakut.

Sipas burimeve të Gjurma.com, videoja është pjesë e një investigimi më të gjerë, i cili mund të zbulojë një rrjet të mirëorganizuar abuzimi dhe zhvatjeje në administratën vendore të Kukësit. Readaksia e Publik.al sapo të sigurojë më shumë info do të publikojë me shumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.