Nuk ka çmim për kontributin e punonjesve te uzines se Ballshit !
Artur Shehu
Mos e harroni kontributin e punonjesve te uzines se Ballshit ! Pagat e prapambetura,sigurimet e papaguara,status i naftetarit jane vec asgje ne krahasim me kontributin e jashtezakonshem kombetar qe ky komunitet ka dhuruar per 40 vjet rresht.
Nuk jane asgje ne krahasim me jetet e falura ne dhjetera aksidentet e ndodhura. Nuk jane asgje perballe mundit diten dhe naten ,per te punuar pandalur me sakrifica qe kjo uzine te mbijetoje.
Nuk jane asgje para rrudhave,gjakut te trashur e te errur nga karboni dhe fenolet .Nese do te kete drejtesi cmimi i shendetit te tyre tejkalon pagat kontributet statusin e naftetarit .
Kete cmim inxhiniret ,teknologet pompistet e uzines se Ballshit duhet t’a kerkojne me protesta ne Tirane dhe gjyq publik per demshperblim shendeti deri ne Strasburg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



