E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka të sosur konflikti për rrugën  mes familjes Kaçi dhe familjes së ish-gardistit Nikolli që u arrestua
Uncategorized

Nuk ka të sosur konflikti për rrugën mes familjes Kaçi dhe familjes së ish-gardistit Nikolli që u arrestua

Familja Kaçi, e cila pak ditë më parë u dhunua nga familja Nikolli, ka marrë sërish kërcënime. Lajmi konfirmohet nga mediat në Hamallaj. ‘Shkak për konfliktin mes dy familjeve është bërë një rrugë që kalon në oborrin e banesës së familjes Kaçi, e cila ka marrë dhe mbrojtje nga policia.

Në ngjarjen në fjalë u përfshi ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, ndërsa ai ndodhet në burg bashkë me të vëllain. Familja me urdhër mbrojtje nga gjykata ka denoncuar

përsëri për kërcënime nga një vëlla tjetër i ish-shoferit të Lindita Nikollēs

“Dje më erdhi vëllai i tyre dhe më kërcënoi. Dhe pretendojnë se ne i kemi ngacmuar fëmijët, ndërkohë që ata janë 3-4 vjeç. Ne kërkojmë që policia të vijë të ndërhyjë. Ata kanë rrugën e tyre që të kalojnë dy trajlera. Duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia, mos të na lënë që të veprojmë ne.”, tha Kastriot Kaçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.