E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZËRI I AT ZEF PLLUMIT QË NA FLET EDHE SOT
Sot

ZËRI I AT ZEF PLLUMIT QË NA FLET EDHE SOT

“NUK NA SJELL LAVDI LASHTËSIA”

Sot, më 25 shtator, përkujtojmë At Zef Pllumin, klerikun, shkrimtarin dhe dëshmitarin e paepur të persekutimit komunist, i cili u nda nga jeta më 25 shtator 2007.

Kanë kaluar 19 vjet, por fjalët e tij tingëllojnë sikur janë shkruar për Shqipërinë e sotme: një vend që mburret me lashtësinë, ndërsa zbrazet nga të rinjtë; që flet për zhvillim, ndërsa përballet me varfëri, korrupsion, padrejtësi dhe institucione të dobëta; që shpesh e zëvendëson të vërtetën me propagandë.

At Zef Pllumi na kujton se historia e lavdishme nuk mund të përdoret si perde për dështimet e së tashmes. Një komb nuk nderohet vetëm duke folur për të kaluarën, por duke ndërtuar drejtësi, dinjitet dhe mirëqenie për qytetarët e tij.

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…”

At Zef Pllumi
(28 gusht 1924 – 25 shtator 2007)

Shqipërisë së sotme nuk i mungojnë fjalët e mëdha për historinë. I mungon guximi për ta parë realitetin në sy dhe për ta thënë të vërtetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.