E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalet leku i tenderave për “Fushën” e qeverisë.. gati 1 miliard tani në verë…
Sot

Nuk ndalet leku i tenderave për “Fushën” e qeverisë.. gati 1 miliard tani në verë…

Usta” Fusha, gati ta “gëlltisë”, i duhet për kompensim të harxhimve në “luftën e Teatrit”

Shkollës Profesionale “Hoteleri Turizëm”  u rikonstruktua 2 vite më parë me 1.3 milirdë lekë 

Për të shtuar “bereqetin”, “ustallarët” e tenderëve nuk njohin as pushime vjetore, përkundrazi po vazhdojnë të shpallin, tendera me vlera miliarda lekë, me klientë të paracaktuar, por më skandal është fakti, se financojnë për punime, që janë kryer disa herë në harkun kohor të 4-5 viteve.

Një tender i tillë është shpallur në datën 30 korrik 2018, nga “Ministria e Lekut”, për rikonstruksionin e Shkollës Profesionale “Hoteleri Turizëm” në Tiranë e cila, sipas letrave zyrtare të Thesarit të Shtetit, u rikonstruktua 2 vite më parë me 1.3 milirdë lekë bashkë me rikosntruksionin e konviktit dhe konkretisht, në datën 11 shtator 2016, u inaugurua përfundimi i punimeve nga krye-bashkiaku Veliaj dhe nga 5-6 depetutë “rilindës” të Qarkut Tiranë, që i shkojnë prapa Veliajt sa herë priten shirita, vetëm për të dalë në televizor… sikur punojnë për popullin!

Tani pas 2 vjetësh, shpallet tender tjetër, për të njëjtin objekt punimesh, me vlerë 1 miliardë lekë, por i maskuar si “Faza e dytë e investimit”, ku përfshihen edhe punime si rrethimi i shkollës, riparim i oborrit dhe mjediseve të tjera të jashtme, të cilat, duhet kujtuar, që 1 vit më parë i ka bërë “falas”, firma që ndërtoi mbikalimin pranë kësaj shkolle.

Sipas burimeve tona nga “Ministria e Lekut”, thuhet se edhe këtë “Çek 1 miliardë”, do ta përlajë Shkëlqim Fusha, “akrobati” i tenderëve të çdo pushteti majtas e djathtas, ngaqë ndoshta i duhen, për të kompensuar harxhimet e bëra në sekserizimin e lobimit, për të fituar “luftën” për shëmbjen e Teatrit, fakt që tregon, se “derrat” e korrupsionit, nuk e heqin “turirin” nga tenderët klientelistë.

Njoftim i tenderit

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Financave dhe Ekonomise Adresa Bul “Deshmoret e Kombit” Tel/Fax 0035542228405/0035542228494
  2. Objekti kontratës: “Rikonstruksion i Shkollës Hoteleri‐Turizem Tiranë” (Faza e II) .
  3. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-80158-07-20-2018
  4. Fondi limit: 82. 013.023 ( tetëdhjet e dy milionë e trembëdhjetë mijë e njëzet e tre) lekë (pa TVSH), me burim financimi Buxhet Shteti.
  5. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor: 5 muaj, nga data e lidhjes se kontratës.
  6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje:Data 22.08.2018, ora 10.00./pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.