E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përmbahet Meri : Heidi është një provinciale nga Durrësi nga ato që të mbushë barkun me bukë
Lajme

Nuk përmbahet Meri : Heidi është një provinciale nga Durrësi nga ato që të mbushë barkun me bukë

Ditën e sotme, ish-banorja e BBV, Meri Shehu ka qenë e ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku ka folur lidhur me përzgjedhjen e Heidit, duke nxjerrë Vesën në nominim.

Meri ka treguar se Heidi është një provinciale nga Durrësi, e lindur në Itali. Ajo ka shtuar gjithashtu se Romeo e humbi lojën e tij dhe se tashmë sheh si fitues Julin.

“Për mendimin tim, Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me ballkonin e Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet të gjitha vajzave që vijnë nga jashtë, të cilat dëgjojnë që Romeo është një nga meshkujt më të kërkuar në Shqipëri por është shumë i ri Romeo, se nuk është pjekur sa për t’i dalë për zot dashurive dhe lojrave të veta”.

“Megjithatë mua më erdhi keq dje, jo për Heidin se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme pasi prishi aleancën edhe me Julin edhe me Romeon. Mua dje më erdhi keq për Romeon pasi ai dje kuptoi që loja e tij ka marrë fund. Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin pasi Juli ka dy kamikazë të fuqishëm: Erjolën dhe Ledjonën që i përdor në mënyrë të menjëherëshme”.

“Eshtë një provinciale nga Durrësi, e rritur në Itali që kur thoshim ne që “të mbushim barkun me bukë””, ka shtuar më tej Meri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.