OKB: 90 mijë shqiptarë, jetojnë me 5.5$ në ditë
Shqipëria ka parë rritjen më të lartë të çmimeve këtë vit.
Familjet shqiptare u vunë në vështirësi pasi rritja më e madhe e çmimeve është parë tek karburantet, vaji, buka, bulmeti, sheqeri dhe fruta-perimet.
E si duket, në bazë të një raporti të OKB, rritja e çmimeve ka rritur varfërinë.
Sipas raportit 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër.
Sipas OKB këto shqiptarë jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.
Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.
Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, për ndihmë ndaj shtresave në nevojë, duke reduktuar TVSH, duke ulur taksat e karburanteve dhe transfertat e parasë së thatë, për të normalizuar çmimet në vend.
Këto të fundit, vlerësohen ndjeshëm më efikase se subvencionet për çmimet e rritura të energjisë, pasi mund ta reduktojnë deri në 75% nivelin e të varfërve të rinj në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Shqipëria ka parë rritjen më të lartë të çmimeve këtë vit.


