Operacion i madh në Itali/ 5 tonë drogë nga Shqipëria, 25 në pranga, mes tyre 3 kapot
Një operacion i madh i policisë italiane ka vënë në pranga 25 persona, si pjesë e bandës së madhe të trafikut të drogës nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni është finalizuar me ndihmën e policisë në Catanzaro, në bashkëpunim me agjencitë përkatëse në Romë.
Në pranga janë vënë 25 vetë, mes të cilëve edhe 3 kapot e bandës, përgjegjës për trafikun e 5 ton marijuanë nga Shqipëria.
Detaje për arrestimet nuk ka ende, pasi policia italiane ka paralajmëruar një konference për mediat gjatë orëve në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



