E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Francë Behar Bajri
Uncategorized

Operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Francë Behar Bajri

Është arrestuar në Francë, Behar Bajri.

Bëhet me dije se Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Bajri, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.