E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita në Greqi i kërkon qeverisë transparencë  për marrëveshjen detare me Shqipërinë
Bota

Opozita në Greqi i kërkon qeverisë transparencë për marrëveshjen detare me Shqipërinë

Partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re, i kërkon sërish qeverisë së Kryeministrit Tsipras që të bëjë publike marrëveshjen që po diskutohet me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, ‘Demokracia e Re’ e quan ‘diplomaci sekrete’ atë të Kryeministrit Tsipras dhe të ministrit të Jashtëm Kotzias për bisedimet që po bëhen me Tiranën zyrtare.

Në këtë aspekt, opozita greke ka kërkuar nga qeveria që në Parlament të informojnë për marrëveshjen mes dy vendeve.

‘Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit.

Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë.

Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën’, thuhet në njoftimin e Demokracisë së Re.

Gjatë dy ditëve të fundit është ngritur nga mediat greke tema e ndryshimit të kufijve mes dy vendeve për shkak të keqinterpretimit të deklaratës së eurokomisionerit Hahn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.