E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ordinere, hajdute, rrugaçe’, qytetarët ‘gozhdojnë’ Ballukun
Lajme

‘Ordinere, hajdute, rrugaçe’, qytetarët ‘gozhdojnë’ Ballukun

Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shfaqur sërish në publik dhe në rrjetet sociale, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) e ka marrë zyrtarisht të pandehur.

Balluku është parë duke hyrë e vetme në ambientet e Këshillit të Ministrave, në një kohë kur SPAK ka avancuar me akuzat ndaj saj, duke i kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit parlamentar, çka hap rrugën për arrestimin e saj. Pavarësisht situatës së rëndë ligjore dhe presionit publik, ajo vijon të mbajë postin dhe të ushtrojë funksionet zyrtare.

Publikimi i akuzave nga SPAK, që lidhen me dyshime për vjedhjen e rreth 50 milionë eurove përmes projektit të tunelit të Llogarasë, si edhe me abuzime të shumta në tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të hapura për dorëheqje, Balluku vazhdon të qëndrojë në zyrë.

Një ditë më parë, ajo ka publikuar një postim në Facebook, të shoqëruar me disa fotografi, ku shprehet se ka festuar Krishtlindjet duke vizituar disa familje në qytetin e Lushnjës. Por postimi, në vend që të përcillte mesazhe festive, është kthyer në një shpërthim revoltash dhe komentesh të ashpra nga qytetarët.

Ajo që bie në sy është se, ndryshe nga herët e tjera, komentet negative nuk janë filtruar apo fshirë. Më herët, në faqet e saj zyrtare, “patronazhistët” e ministrisë ndërhynin për të mos lejuar asnjë reagim kritik ndaj numrit dy të qeverisë. Këtë herë, duket se situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në komente, qytetarët i kërkojnë hapur largimin nga posti dhe dorëheqjen nga mandati i deputetes. Një prej tyre shkruan:

“Dhurata më e bukur që do t’i bëje të gjithë shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit.”

Një tjetër koment paralajmëron:

“Shfrytëzoji edhe këto festa se të është ngushtuar laku.”

Reagimet bëhen edhe më të ashpra dhe personale në komente të tjera, ku përdoret gjuhë fyese dhe akuza të drejtpërdrejta:

“Pse mos të jesh e lumtur ti mi hajdute gjithë ato lekë që ke vjedhur ti, ah mos i honksh o femër me fjalor rrugaçe apo ashtu je rrugaçe. Ik mos zhargavinë se na e ke shpifur me atë fjalor rruge, palloshin ku e ke o tip.”

Një komentues tjetër shkruan:

“Gëzimi më i madh është kur grabit lekët e shqiptarëve, ke surrat ti ordinere del e bën mora.”

Ndërsa një tjetër reagim i ashpër thotë:

“Je fiks si Ali Baba me 40 hajdutët, shpresoj që të kënaqen rojet e burgut të grave Ali Demi kur të vesh.”

Në një tjetër koment, kritika shoqërohet me krahasime politike dhe thirrje për drejtësi:

“Dhurata më e bukur që do t’i bëje të gjithë shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit, të ishe në dispozicion të drejtësisë, atëherë do të besonim, po jeni soji i Enver Dullës, vetëm vazhdoni me e rrepur atë popull servil se gjithmonë do t’ju brohorasin parti Enver jemi gati kurdoherë.”

Një ndjekës tjetër i referohet edhe gjuhës së përdorur nga Balluku në komunikimet e saj:

“Sikur ta kishe fjalorin korrekt edhe kur flet me bashkëpunëtorët në telefon do ishte një mrekulli.”

Postimi i Belinda Ballukut për Krishtlindjet, i shoqëruar me fotografi festive, është kthyer kështu në një hapësirë shpërthimi pakënaqësie dhe revoltë qytetare, duke reflektuar tensionin e lartë publik ndaj saj në kulmin e hetimeve të SPAK.

Screenshot_6

postime balluku komente ndjekesit facebbok (2) postime balluku komente ndjekesit facebbok (3) postime balluku komente ndjekesit facebbok (4) postime balluku komente ndjekesit facebbok (5) postime balluku komente ndjekesit facebbok (6) postime balluku komente ndjekesit facebbok (7) postime balluku komente ndjekesit facebbok (8) postime balluku komente ndjekesit facebbok (14) postime balluku komente ndjekesit facebbok (1) postime balluku komente ndjekesit facebbok (13) postime balluku komente ndjekesit facebbok (12) postime balluku komente ndjekesit facebbok (11) postime balluku komente ndjekesit facebbok (10) postime balluku komente ndjekesit facebbok (9)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.