PAMJET/ Përfshihet nga flakët trageti me 875 pasagjerë në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë
Eshte perfshire nga flaket gjate nates një traget me 875 pasagjerë në bord në detin Egje. Behet fjale per tragetin “Elefterios Venizelos”, që bënte linjën Hania-Pire.
Trageti arriti të mbërrinte në Portin e Pireut, aty ku u be edhe evakuimi i pasagjerëve dhe një pjesë e mjeteve.
Shkak i zjarrit, sipas dëshmitarëve thuhet të ketë qenë një shpërthim në garazhin e tragetit.
Në bordin e tij ndodheshin edhe shumë emigrantë e turistë shqiptarë, rapotojnë mediat greke, shkruan tch. Brenda ishin gjithsej 875 persona në bord. Por nga sa thuhet paraprakisht, nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



