E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku u lan këmbët të burgosurve në burgun romak
Bota

Papa Françesku u lan këmbët të burgosurve në burgun romak

 Një ortodoks, një budist e dy myslimanë, qenë ndërmjet 12 të burgosurve, të cilëve Papa Françesku u lau dje pasdite këmbët, gjatë meshës së Darkës së Mbrame, kremtuar në burgun romak “Regina Coeli”.

Në orën 16.00, në sheshin e rrumbullakët brenda burgut, në rrugën Lungara 29, ashtu si shën Gjon Pali II në vitin 2000, i Lumi Pali VI më 1964 e shën Gjoni XXIII në vitin 1958, Ati i Shenjtë kremtoi meshën për më se 600 të burgosur, 65% të rinj të huaj.

“E ndjejnë si mik me zemër të madhe, të aftë të kuptojë edhe shpirtin e të burgosurve”, nënvizon kapelani i burgut të Trasteveres, atë Vittorio Trani, i cili zgjodhi ata, që Papa u lau këmbët në ritin e së Enjtes së Madhe, në kujtim të gjestit të Krishtit për apostujt. Atë Trani i zgjodhi duke pasur parasysh kombësinë e fenë për t’i mundësuar vërtet gjithë botës së vuajtur të burgut të përfaqësohej në këtë përqafim me Papën. Vizita e Françeskut në burgun romak, përveç kremtimit eukaristik, ishte edhe takim me të burgosurit e sëmurë në infermierinë e strukturës, si edhe me ata të Seksionit VIII, që vuajnë dënime për krime me natyrë seksuale, ose kanë nevojë për mbrojtje të veçantë nga sulme të mundshme të të burgosurve të tjerë.

“Larja e këmbëve. Këmbët, në atë kohë, laheshin nga skllevërit”, u tha Papa të burgosurve në homeli. “E Jezusi deshi ta bënte këtë shërbim, për të na dhënë shembullin si duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit”. Pastaj, kujtoi dishepujt, që i patën kërkuar Jezusit një vend të rëndësishëm, njëri në të djathtë e tjetri në të majtë të Tij. Deshën të komandonin.

Sa luftra e vrasje do të ishin shmangur, nëse krerët e politikanët e sotëm do ta kishin parasysh këtë gjë, vijoi Papa. Jezusi u jep rëndësi të mënjanuarve e pikërisht për ta kujtuar si u përul për t’u bërë shërbëtor i të tjerëve, Papa shkoi sot në mes të të burgosurve, edhe ata, konsideruar të fundmit e shoqërisë:

Pasi përfundoi mesha, Papa dëgjoi përshëndetjen e falenderimin e një të burgosuri e pati një këshillë të fundit për të gjithë të dënuarit:

“?do dënim duhet të ketë parasysh horizontin e shpresës. Prandaj, dënimi me vdekje nuk është as njerëzor, as i krishterë. ?do dënim duhet t’i hapet shpresës, integrimit, qoftë edhe për ta përdorur përvojën e jetuar në të mirë të njerëzve të tjerë. Ujin e ringjalljes, vështrimin e ri, shpresën… këto ju uroj”.

 

 

Lexo edhe:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.