E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i ish-presidentit: Gjendja në pikën kritike, mund të këtë përplasje të rrezikshme
Sot

Paralajmërimi i ish-presidentit: Gjendja në pikën kritike, mund të këtë përplasje të rrezikshme

Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka cuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilen asnjëherë nuk e ka pasur deri me tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme.

nishani

 

Kështu ka deklaruar ish presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani  i cili në një intervistë per “Kosovapress” ka folur për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet e fundit mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale.

Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet, pasi çdo neglizhencë mund të sjell një përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipëërisë të udhëhequr nga Edi Rama.

Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen  e lirë të popullit shqiptar./KosovaPress/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.