E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Reforma në drejtësi do u hajë kokën 140 deputetëve
Lajme

Paralajmërimi: Reforma në drejtësi do u hajë kokën 140 deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, analizoi efektet e reformës në drejtësi, duke theksuar se ajo që dikur u miratua me 140 vota unanime sot po kthehet në një sfidë për vetë klasën politike shqiptare.

“Të majtë e të djathtë, 140 deputetët e asaj kohe i kanë bërë gropën vetes. Disa prej tyre madje e kanë ndjerë tashmë këtë në burg,” deklaroi Ndoja, duke shtuar se reforma nuk ka përmirësuar efikasitetin e drejtësisë, por është përdorur për të vendosur kontroll politik mbi institucionet.

Deputeti argumentoi se SPAK përbën vetëm 1.39% të çështjeve penale në vend, ndërsa pjesa tjetër e sistemit gjyqësor merret me mbi 98% të volumeve, duke treguar se pavarësia e institucioneve nuk është forcuar, por ka pësuar rënie të dukshme.

Ai shtoi se ndryshimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nga raporti 9 me 6 në 6 me 5, kanë dhënë më shumë pushtet kryetarit, i cili mund të shtyjë, prishë apo bllokojë mbledhje, duke ndikuar drejtpërdrejt në proceset gjyqësore.

Ndoja solli në vëmendje edhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit që krijoi komisionin për nismat qytetare dhe kontrollin postlegjislativ, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të cilin e cilësoi si “një nga baballarët e reformës në drejtësi”.

“Si ka mundësi që pas 10 vitesh nga miratimi, ata që e projektuan reformën po e kontrollojnë sërish? Kjo tregon dështimin e saj si projekt i pavarësisë së drejtësisë”, përfundoi Ndoja në A2 CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.