Partizani kërkon sot kualifikimin për në Europë nga Letonia
Partizani rikthehet sot në fushë për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë do të përballen në transfertë ndaj Valmieras së Letonisë, aty ku do të synojë që të kalojë në turin e “Play Off”.
Duke nisur nga ora 19:00, në stadiumin “Skonto Stadions” të Rigës do të zhvillohet takimi, aty ku për të kuqtë është lajm i mirë fakti që skuadra e Valmieras nuk luan në shtëpi, por rreth 100 kilometra larg qytetit.
Të dyja skuadrat vijnë nga Liga e Kampioneve, aty ku të kuqtë u eliminuan nga BATE ndërsa letonezët nga Olimpija e Lubjanës. Në Ligën e Konferencës, Valmiera dhuroi spektakël duke fituar në dy ndeshje 0-3 dhe 7-0 kundër Tre Penes së San Marinos.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



