E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partizani shpallet kampion! Teuta mbetet jashtë Europës
Sport

Partizani shpallet kampion! Teuta mbetet jashtë Europës

Partizani është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2022/2023. Të kuqtë kurorëzojnë në mënyrë perfekte këtë edicion, i cili ka qenë mjaft i luftuar.

Skuadra e drejtuar nga Giovani Colella pas 36 javësh kampionat ka grumbulluar 67 pikë, po aq sa Tirana (Vendosin ndeshjet direkte në favor të Partizanit).  Sa i takon statistikave, Partizani ka shënuar 55 gola dhe ka pësuar 37 gola.

Për skuadrën kryeqytetase ky është titulli i 17-të i Superligës, pas atyre të fituara në vitet 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993 dhe 2019. Trofeu i fundit i kampionatit i përket sezonin 2018-2019. Gëzimi është i ligjshëm tashmë dhe tifozët do të festojnë me ditë të tëra.

Partizani sot triumfoi 2-0 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”, me golat e Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Caraj. Në krahun tjetër, Tirana mundi 1-2  Erzenin, por kjo fitore nuk mjaftoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.