Pas 2-vjeçarit Julen, një tjetër person gjendet i vdekur brenda një pusi
Një tjetër person bie dhe humbet jetën në një pus në Spanjë. Pas 2-vjeçarit Julen Rosello, i cili u gjend i vdekur pas 13 ditësh kërkime brenda një pusi, një tjetër rast i ngjashëm i ka ndodhur, këtë herë një 45-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur i vdekur në fund të një pusi.
Personi i paidentifikuar, ishte nisur për një shëtitje rreth orës 12 së bashku me qenin e tij. Ata kishin shkuar në kodrat e Villanueva del Trabuco në Malaga, në Spanjën jugore.
Menjëherë pas ngritjes së alarmit, personeli i kërkim shpëtimit u dërgua në kërkim të tij, përfshirë këtu edhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor.
ABC Spain raporton se burri është gjetur i vdekur duke lundruar në ujë, në një pus të thellë tre metra, rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së hënë. Ende pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



