E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 65 vitesh një President turk viziton Greqinë
Bota

Pas 65 vitesh një President turk viziton Greqinë

Pas 65 vitesh figura më e lartë e shtetit turk do të vizitojë Greqinë. Është konfirmuar zyrtarisht se më datat 7-8 Dhjetor presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të vizitojë Athinën me ftesë të homologut të tij grek.

Ai do të takojë presidentin grek Pavlopoulos si dhe kryeministrin Tsipras me tema kryesore në axhendën e bisedimeve, sipas qeverisë greke, krizën migratore, sigurinë në rajon, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet BE-Turqi si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Por sipas mediave turke bisedime do të ketë edhe për çështjen e azilit që u është dhënë tetë ushtarakëve turq të arratisur në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit si dhe për çështjen qipriote.

Presidenti turk shoqërohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, si dhe nga nga 11 drejtorë të mediave turke bashkë me 46 gazetarë.

Analistët politikë besojnë se marrëdhëniet turko-greke vazhdojnë të jenë të vështira, por kjo vizitë do të përmirësojë klimën midis dy vendeve. Nga ana tjetër ka edhe zëra kritike përsa i përket takimeve të kryeministrit Tsipras gjatë qeverisjes së tij me udhëheqës që për shumë analistë konsiderohen kontraversiale.
Përmendet takimi me Putin në momentet kur diskutohej Grexit në 2015, me Trump pas vizitës së tij në vendet arabe dhe kryesisht në Arabinë Saudite, si dhe tani me Erdogan pas zhvillimeve në Siri,ndërkohë që edhe për shumë europianë lideri turk shihet me sy kritik dhe aq me tepër marrëdhëniet Ankara-Berlini janë të tensionuara.

Por për Athinën, siç thekson edhe Kathimerini, Turqia përveç se një fqinj që shpeshherë shkel hapësirat ajrore të saj, zotëron 38% të ishullit të Qipros dhe mban çelësin e valës migratore, është një faktor kryesor i paqes ose trazirave nga Lindja e Mesme deri në Ballkan.

Erdogan që do të jetë presidenti i parë që viziton Greqinë pas presidentit Xhelal Bajar, 65 vite më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.