E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas arrestimit të  Gjokutajt,  Artan Hoxha paralajmëron : Mbani frymën njerëz, s’keni parë gjë akoma
Sot

Pas arrestimit të Gjokutajt, Artan Hoxha paralajmëron : Mbani frymën njerëz, s’keni parë gjë akoma

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorit të personelit Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi Alban Ruli, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar një biznesmen të përfitojë nga të mëdha nga rimbursimi.

Me anë të një sttausi në rrjete sociale, Hoxha thotë se njerëzit duhet të mbajnë frymën, ndërsa paralajmëron s nuk kanë parë asnjë akoma.

Ai deklaron se arrestimet e sotme tregojnë se 2023-shi ka nisur me këmbë të mbarë dhe plot “bereqet”.

“Mbani frymën njerëz…

Sapo u arrestua Sekretari i Përgjithshem i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar një vendim të gjykatës për zyrtarin e lartë të Ministrisë së Financave.

Gjokutaj akuzohet se është përfshirë në një aferë që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 miliardë lekësh…

Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).

Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me këmbë të mbarë dhe plot “bereqet”…

Më duket se nuk kemi parë gjë akoma…”, thekson gazetari./ J.D. Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.