E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas mesnate pritet të mbërrijë kontigjenti i parë i afganëve në Shqipëri
Bota

Pas mesnate pritet të mbërrijë kontigjenti i parë i afganëve në Shqipëri

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra. Ndërsa prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij, autoritetet shqiptare janë shprehur se do të presin disa mijëra. Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për të paktën 4 mijë persona.

Pas mbërritjes në aeroport, grupi i qytetarëve afganë do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa do të kryejnë dhe formalitetet burokratike. Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.