E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas sëmundjes së rëndë, shfaqet sërish ish-kryeministri. I biri i publikon foton
Lajme

Pas sëmundjes së rëndë, shfaqet sërish ish-kryeministri. I biri i publikon foton

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duket se tashmë është shëruar dhe në këtë mes ku ndodhet është mjaft i lumtur.

E si mos të jetë kështu ku gjithë këta nipër dhe mbesa e kanë rrethuar atë duke i dhënë dashurinë më të madhe.

Djali i tij Besniku, së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku Isa Mustafa shihet me nipa dhe mbesa në shtëpinë e tij.

Ish-kryeministri dhe tashmë kryetar i LDK-së, për muaj të tërë kishte qenë për shërim në shtetin e Gjermanisë.

Ai është kthyer nga Gjermania para disa muajsh, dhe tashmë po qëndron në vilën e tij në Prapashticë, duke mos marrë në pothuajse asnjë aktivitet të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Express

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.