E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasojat e koronavirusit/ Rriten me 46% importet nga Rusia, prej naftës dhe grurit
Publik News

Pasojat e koronavirusit/ Rriten me 46% importet nga Rusia, prej naftës dhe grurit

Importet totale pësuan rënie me mbi 15 për qind për katërmujorin e parë të vitit si pasojë e kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid-19, por nga ana tjetër tregtia me Rusinë ka lulëzuar këto kohë.

gruri

Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Rusinë ka pësuar rritje me 46 për qind, si rrjedhojë e furnizimeve më të larta të grurit dhe lëndëve djegëse gjatë katërmujorit.

Vlera e importeve nga Rusia arriti në 6 miliardë lekë në janar-prill 2020 duke zënë 3,4 për qind të totalit të importeve nga 4,1 miliardë lekë që ishin në katërmujorin e parë të vitit 2019, ose 2% e totalit.

Sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme, rritja e importeve nga Rusia u dominua këtë vit nga blerjet më të mëdha të lëndëve djegëse me një vlerë prej 2,7 miliardë lekësh me një rritje 217% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lëndët djegëse përfaqësohen nga importet e naftës të cilat zunë një të katërtën e importeve nga Rusia gjatë katër mujorit.

Gjithashtu rritje dyshifrore pësuan edhe importet e drithërave, të cilat gjatë katër mujorit ishin 15 për qind më të larta se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Rusia nuk është partner strategjik tregtar i vendit tonë, por tregtia më këtë vend paraqet rëndësi për shkak se më shumë se gjysma e furnizimeve me drithëra vjen nga andej.

Fabrikat shqiptare të blojës po kërkojnë burime të reja të furnizimit me grurë, për shkak se kuotat e lira të eksportit nga Rusia tashmë janë ezauruar. Në vitin 2019, importet ruse zunë 54% të totalit të importeve të drithërave, sipas të dhënave nga INSTAT.

Varësia e lartë e importeve nga Rusia ka krijuar një problematikë të re për fabrikat shqiptare, të cilat janë duke kërkuar furnitorë të rinj. Adi Haxhiymeri nga shoqata e Përpunuesve të Drithërave tha se, Shqipëria nuk do të ketë probleme me mungesën e miellit në treg, por ai lajmëroi se çmimet do të rriten së paku me 15%.

Tregu kryesor dhe më i rëndësishëm ushqimor në vend, gruri, zotërohet nga Rusia dhe Serbia, të cilat së bashku dominojnë 89,3% të tij sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2019, importet e drithërave ishin 366 mijë tonë. Nga kjo sasi, mbi 199 mijë tonë ose 54% ishin nga Rusia dhe 127 mijë tonë ose 34,8% ishin nga Serbia. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.