-Pastor, a mund të lutesh për mua?
Paulin Vilajeti
-Pastor, a mund të lutesh për mua?-më pyeti personi i 7-të që takoja sot.
-Aman, vetëm mos më thuaj që do edhe ti si 6 të tjerët që takova sot, të lutem që të fitosh llotarinë amerikane.
Jo-tha-Amerika nuk më pëlqen fare.
Lavdi Zotit, mendova me vete, takova dikë që nuk do të largohet nga Shqipëria!
-Po për çfarë do që të lutem?-e pyeta.
-Dua të lutesh që Zoti të më hapë rrugën të shkoj në Angli, nuk kam asnjë mundësi tjetër, vetëm Ai mund të bëj diçka.
-Dakord-i thashë-do lutem, kaq mund të bëj!
Me lot në sy, pasi u ndava me të, u luta: Zot i dashur, kujdesu Ti për ne sepse vetëm Ti na ke mbetur!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


