E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Patozi: Me Berishën diskutova nese do ringrihet PD apo do te percahet

“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk qe as takim i fshehtë por as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.

Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet?  Se me veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim.

Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi”, tha Patozi.

I ftuar në “AbcNews” ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi u dha një këshillë si atyrë që përkrahin Bashën edhe atyre që i janë vënë pas duke e kritikuar.

Patozi u kërkoi atyre publikisht që të mos përziejnë marrëdhëniet personale me idetë, Patozi i paralajmëroi këta njerëz për gjëmën që do t’u gjejë nëse ndodh farsa dhe Basha merr sërish PD.

“Kam një këshillë për atë që kanë nisur të na kritikojnë dhe ta mbështesin Bashën për një mandat të dytë në krye të PD. Marrëdhëniet personale nuk kanë të bëjnë me bindje politike. Unë i ftoj që të mos merren me emra, të merren me ide, të ndjekin idenë dhe jo njeriun. Pra është e drejtë apo nuk është e drejtë. Në rast se do të ndodhë gjëma që PD do të rrëshqasë drejt një farse, për të do jetë një situatë dramatike. Sepse ata do të legjitimojnë dhe do të përkrahin një njeri që kërkon do të kthehet në mbret të PD. Për herë të parë i bie që Bashën ta kurorëzojmë mbret. Pra do të votohet një njeri nga humori i të cilit varet fati politik i të gjithëve. Pra fati politik varet nëse ata i buzëqeshin apo jo kunatit”, tha Patozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.