PD BËRI THIRRJE T’I RRETHOJNË SHTËPINË, LLESHAJ: E MËSOVA NGA NJË MIK PAS 10 DITËSH, JAM I…
I vënë vazhdimisht në qendër të akuzave që prej protestave të studentëve, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se nuk merret me akuzat e opozitës sepse është i paakuzueshëm.
Në një intervistë për “Debati në Channel One” me Roland Qafokun, Lleshaj tha se edhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi për ti rrethuar shtëpinë e ka marrë vesh pas 10 ditësh nga një mik.
“Nuk merrem me akuzat se jam i paakuzueshëm. Secili është i lirë të bëjë atë që di më mirë. Një miku im më tha para ca ditësh se kanë bërë thirrje të të rrethojnë shtëpinë, e kam marr vesh pas 10 ditësh. Kjo është habi dhe trishtim për atë që i thotë.Jam thjesht i paakuzueshëm’, tha Lleshaj.
Sa i takon përplasjes me ish-kryeministrin Berisha dhe akuzat e bëra ndaj tij, Lleshaj thotë se nuk është penduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



