PDIU në krah të Bashës: Vlerësojmë propozimin për djegien e mandateve të deputetëve
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dalë në krah të PD-së për propozimin e Lilzim Bashës për djegien e mandateve të deputetëve.
PDIU përmes një reagimi zyrtar bën thirrje se në kushtet e një krize të thellë politike, opozita e vendit gjendet përballë nevojë imediate për të kryer zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.
“PDIU mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë.
Vlerësojmë propozimin e z. Basha për grupin parlamentar dhe këshillin kombëtar të PD-së, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet”, thuhet në reagim.
Mandatete e PDIU-së të fituara në zgjedhjet e 2017
Elbasan
Aqif Rakipi
Bujar Muça
Dibër
Reme Lala
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



