Pedagogu i njohur paralajmëron: Rama do të mbushë llogaritë off-shore dhe do shkojë të bëjë piktura në Paris
Pedagogu i njohur i gazetarisë Ervin Goci ka deklaruar sot se vendi ynë është duke shkuar “për dreq”. Sipas Gocit në rast se nuk ka protesta përditë grupi i grabtqarëve do të shqyejë tufën e deleve.
Goci paralajmëron se pas kësaj vjedhje masive, kryeministri parashikon të largohet drejt Parisit ku do të paraqesë pikturat e tij.
Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile ka deklaruar në emisionin “Arena” në Ora News se interesi i familjes është interes publik dhe njerëzit duhet ta kuptojnë se reagimi i tyre është njësi matëse për atë që vjen më pas.
Ervin Goci tha:
Ne kemi ecur me idenë që këtu armiku është një, skema është një dhe nuk ke pse të intimidohesh për të dalë në protestë. Situata është e atillë që ne nuk kemi luksin të jetojmë në një vend si Gjermania ku grupet e interesave janë strukturuar. Këtu është një grup grabitqarësh që kanë kapur një tufë delesh dhe po i shqyejnë. Nëse nuk ka ndonjë protestë përditë, për mua vendi është duke vajtur për dreq. Kudo, ngado. Le të krijohet kaos. Vajta tek Unaza, thashë fjalën time.
Nuk kam asnjë lloj intimidimi për të dalë dhe thënë fjalën time. Duhet që të gjithë shqiptarët të dalin për gjithçka. Interesi privat është interes i korporatave, kurse interesi i familjes është interes publik.
Duhet të kuptojnë njerëzit që këtu është protestë e përditshme. Çdo lloj kauze është një njësi matëse për çfarë do të ndodhë për atë që vjen më pas. Ata nuk e kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e kanë një plan, do marrin kaq para, do vjedhin, do grabisin, do mbushin arkat dhe llogaritë që kanë off-shore dhe do të mbarojë punë dhe do shkojë të bëjë piktura në Paris.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



