E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përcillet për në banesën e fundit me nderime efektivi Enea Mekolli
Lajme

Përcillet për në banesën e fundit me nderime efektivi Enea Mekolli

Skënder Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë

Me nderime të larta u përcoll për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli, i vrarë në Maliq gjatë kryerjes së detyrës.

Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në  familjen Mekolli, i jepet lamtumira “Dëshmorit të Atdheut” - Vizion Plus

Gjatë ceremonisë mortore, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u dorëzoi familjarëve flamurin kombëtar, kapelën e policisë dhe certifikatën e “Dëshmorit të Atdheut”.

Në homazhe morën pjesë kolegë, përfaqësues të policisë dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Megjithëse statusi i Dëshmorit parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që varrimi të bëhet në vendlindje.

Sipas tyre, kjo lidhet me faktin se kanë humbur më parë edhe një djalë tjetër, gjithashtu efektiv policie, dhe dëshira është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.