E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet/Fredi Alizoti: Të bëjë një vit burg e të marrë dhe atë që më takon
Sot

Përgjimet/Fredi Alizoti: Të bëjë një vit burg e të marrë dhe atë që më takon

Përgjimet që ka në dorë Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babale”, që sipas tij janë të bëra nga prokuroria janë të shumta.

Sipas tij ky është një tjetër audiopërgjim ku Fredi Alizoti flet me një shokun e tij, pranon se do bëjë burg dhe do marrë që i takon.

“Unë i kam muhabetet, të bëjë dhe një vit burg të marrë dhe atë që më takon dhe të shikoj hallin. Ai motërq*** Pse se hapin telefonin k*rvat”

“Ky merr një shokun e vetë dhe i thotë që unë po marr lekët se ata janë kështu si janë. Është e qartë. 1 vit burg e di kush dënohet, dëshmia e rremë. E kanë mësuar, që po na shpëtove ti maksimumi një vit burg do bësh. Janë të gjitha copëza, që tregojnë se këtu ka një sajim”, tha ish deputeti demokrat.

Kujtesë: Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Drejtori i policisë udhëzon Alizotin: Shko nesër në prokurori

Fredi Alizoti: Po

Albert Nushi (drejtor Policie): O Fredi po si je o?

Fredi Alizoti: Mirë, ja po shikon televizor.

Albert Nushi (drejtor Policie): O të lumtë?

Fredi Alizoti: Ca po bën, si kalon?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë

Albert Nushi (drejtor Policie): Ëëë… Nesër paradite, sa më shpejt të mundesh, por jo më shumë se ora 10 do kesh me vete karta identiteti dhe pasaportën dhe do vesh të takosh prokurorin, Gencin. Mirë?

Fredi Alizoti: Në rregull, në rregull… Ça ore?

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, jo më shumë se ora 10.

Fredi Alizoti: Dmth, të jem aty?

Albert Nushi (drejtor Policie): Të jesh, atje po.

Fredi Alizoti: Po në rregull.

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë?

Fredi Alizoti: Në rregull, pa merak

Albert Nushi (drejtor Policie): Ta quaj të mbaruar këtë

Fredi Alizoti: Po mbaroje, pa merak

Albert Nushi (drejtor Policie): Hajt, hajt…

“Që të shkosh në prokurori, ky është i dyshuar. Në këto moment ky nuk arrestohet por… në datën 7 ky i thotë shko fol me prokurorin. Ky flet dhe me prokurorin, por s’ka asnjë akt në dosje. Ky shkon aty si shoku i atyre”, tha Salianji.

Një tjetër përgjim mes tyre 

Albert Nushi (drejtor Policie): Alo? Mirëmbrëma

Fredi Alizoti: Fredi, Fredi Alizoti jam. Si kalove?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë ça bën ti?

Fredi Alizoti: Ja po pi një kafe këtu tek lagjja

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë je?

Fredi Alizoti: Mirë jam, mirë… Top fare

Albert Nushi (drejtor Policie): Dukesh, dukesh…

Fredi Alizoti: (Të qeshura) Si të kam, mirë je?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë, mirë…

Fredi Alizoti: Kot për respekt, për respekt të morra.

Albert Nushi (drejtor Policie): Rrofsh, rrofsh

Fredi Alizoti: Kalofsh mirë… Po pata ndonjë gjë, e di vetë ti?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë, mirë dakord.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.