E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmet/Arrestohet shoferi që ngacmoi seksualisht nxënësen në furgonin e shkollës për 1 vit radhazi
Lajme

Përmet/Arrestohet shoferi që ngacmoi seksualisht nxënësen në furgonin e shkollës për 1 vit radhazi

Ka qenë vetë adoleshentja e cila ka bërë kallëzimin, se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkollë e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme për rreth një vit.

Menjëherë pas denoncimit, njoftojnë uniformat blu, është bërë ndalimi i shtetasit me iniciale N.J.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë, Përmet

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.