E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘PËRPARA SHKOHET ME PUNË, JO DUARTROKITJE’, OBAMA THUMBON TRUMP
Bota

‘PËRPARA SHKOHET ME PUNË, JO DUARTROKITJE’, OBAMA THUMBON TRUMP

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ish-presidenti Barak Obama, gjatë një fjalimi në Samitin Botëror të Lidershipit në Keln të Gjermanisë, ka thumbuar presidentin aktual Trump.

Ndonëse nuk ja ka përmendur asnjëherë emrin eTrumpit, Obama la të kuptohet qartë se është kundër politikave të pasardhësit të tij.

‘Ju nuk do të lejonit kurrë gjyshin tuaj të vendosë se çfarë do të vishni apo çfarë muzike dëgjoni. Por ju e lejonin atë të vendosë se ç’do të bëhet me mjedisin ku do të jetoni. Një lider i mirë është ai që dëgjon dhe kupton njerëzit. Ajo që e bën një udhëheqës të ecë përpara është puna dhe jo duartrokitjet’, tha Obama.

Më tej ai shtoi se ‘në njërën anë janë forcat e progresit e tolerancës. Në anën tjetër, janë ata që ndërtojnë mure, që bërtasin për ndarje në ‘Ne dhe Ata’. Kjo është një histori e kohës kur ishim majmunë’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.